MESAZHET/ Gramoz Ruçi “lutet” për vota, qytetari i kthen përgjigje: R*pt ku t’i keni!

Në orët e fundit të heshtjes zgjedhore, deputeti Gramoz Ruçit u ka dërguar mesazhet e fundit qytetarëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

“I dashur bashkëmoshatar. Mirënjohje për mbështetjen e sakrificat. Të ftoj të votosh PS në 25 prill për të ardhmen e fëmijëve, nipërve, mbesave. I yti Gramoz Ruçi…”- shkruhet në mesazhin e kryeparlamentarit dhe përgjigjet janë epike.

Qytetari: Ta votoj PS se kam 2 diploma dhe mbaruar absolut me 10 dhe më hoqi nga puna për të futur një idiot që nuk kishte punuar kurrë më parë? Ropt ku ti keni se më ka rënë pesha të mbaj e vetme familjen dhe të pasurohen k***at e Fierit. Gjithë të mirat.

I dashur ish-naftëtar. E di ke kaluar vështirësi. Por si për Shqipërinë, për ty do vijojë ndryshimi. Të ftoj, voto PS në 25 prill për të ardhmen. Respekt Gramoz Ruçi

Qytetari: I dashur ish-deputet. Flm shumë që kujtohesh për mua ditën e fundit në 8 vitet e qeverisjes tënde. Suksese në jetë. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 24.04.2021 08:38