Mesazh Tom Doshit? Rama mbështet akuzat e Yuri Kim: Ka shumë të drejtë!

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Shkodër ka reaguar edhe në lidhje me deklaratat e forta të ambasadorës amerikane Yuri Kim për shit-blerjen e votës.

Rama deklaroi se blerja e votës është një plagë në Shkodër, aty ku kandidon për deputet edhe Tom Doshi.

Rama: Meqë fola për qeverinë amerikane dua të them që unë jam shumë dakord qoftë me përfaqësuesen e me gjithë grupin e Kishës që adresuan një plagë të madhe në Shkodër.

Shitjen dhe blerjen e votës. Jam shumë dakord që të shesësh votën është mëkat, edhe ta blesh.

Jam po kaq dakord që këto zgjedhje, njerëzit të mendojnë çfarë vote do jap unë për fëmijët e mi sepse ata nuk votojnë.

Fjala e Rames: 

Saliu na del demokrat dhe unë jam komunist. Saliu na qenka njeriu që e dashka Shkodrën dhe unë nipi i Veronika dhe Zef Kolombit qenkam njeri që nuk e dashkam Shkodrën. Unë që dhe fenë e kam dhuratë nga gjyshja ime shkodrane. Unë qenkam i pafe, Saliu qenka besimtari që do shkodra. Ky është turp i dheut. Këtë turp ky dhe nuk ka për ta harruar.

Kush merr pjesë në këtë turp. Historia e Shkodrës do të flasë për këto 30 vjet dhe do thotë ej si ka mundësi, gjithë këto familje me tradita, me rrënjë të thella në histori, i gjithë ky komunitet që dikur iu tregonte shqiptarëve modën, jetën matanë detit, zanatin, arkitekturën, fotografinë, i nxori shqiptarët nga shtëpitë për t’iu bërë fotografi, mbeti në dorën e Voltanës dhe të ca tipave që të kapësh njërin ta përplasësh pas tjetrit dhe të mos nxjerrësh një gram tru. Çfarë doni të bëjmë ne më shumë.

Doni t’i hyjmë një transformimi të madh këtu? Ta bëjmë Shkodrën si Vlora, si Korça, si Shkodra. Mjafton ta bësh Shkodrën si Shkodra dhe e ke kryer. Shumë mirë që nuk ka këtu projekte, ne do nxirrnim ata do thoshin 3D, se ata projektet i kanë fletore hallvaxhinjsh. Prandaj është Shkodra kështu. Ndërsa ne i bëjmë realitete. 3D ishte dhe aeroporti në Kukës. 3D ishin dhe shkollat që po ndërtohen një pas një pas tërmetit. Janë shkolla të denja për t’i vënë në mes të çdo qyteti europian. 3D ishte dhe Shiroka.

Kur e kam nxjerrë në fillim 3D ma nxinë jetën, sot është realitet. Është një pasqyrë e vogël e vizionit tim, e aftësisë sonë transformuese, por sot Shiroka është finalistë në konkursin më prestigjioz të arkitekturës europiane që jep çdo ditë një çmim për të cilin çdo arkitekt krenohet. Është pasqyrë se si mund ta shpërndajmë atë rreze mbi gjithë Shkodrën. Malësia e Madhe është këtu. Kur e nisëm punën me Paulinin ishte më keq se Shkodra, ishte lënë në harresë. Shkoni në Vermosh se çfarë perspektive është hapur atje, është hapur puna, është hapur mendja, zemra e shumë emigrantëve që po investojnë për të bërë më krenari bujtinat e tyre.

Shikoni sa turistë shkojnë atje. janë shumë pak me planin tonë 2021-2025 do jenë shumëfish turistët që do vijnë. Çfarë ishte Puka? Sot është destinacion turistik. Këto janë vetëm embrione të një shpërthimi, të turizmit dhe ekonomisë që ne e kemi përpara nesh. Mjafton të vazhdojmë, të investojmë, t’i kthejmë projektet që kemi në realitet dhe Shqipëria nuk ka pse të mos bëhet ajo që ka pasur Zoti në mend kur u ul dhe e qëndisi. Çfarë e ka penguar Shqipërinë të bëhet, robi i mbrapsht dhe mungesa e karakterit në momente të caktuara të njerëzve të kthyer në turma që pakënaqësinë, zhgënjimi ne kthejnë në një marrëzi duke shkuar pas Haxhi Qamilit. /albeu.com/

 

Shtuar 15.04.2021 19:36