Rama “flirton” me Bashën nga Shkodra dhe zbulon dy njerëzit që nuk i duron: Ilir Meta dhe Sali Berisha!

“Jam gati të bashkëpunoj me Bashën,  sepse nëse politika i lë punët e vetë, sherret e veta dhe merret me si ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit për agroturizëm, për shoqëri digjitale…”

Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët në Shkodër përsëriti edhe një herë që është i gatshëm që të bashkëpunojë me liderin demokrat Lulzim Basha por kurrësesi jo me Sali Berishën dhe Presidentin Meta.

“Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar  veç Sali Berishës dhe Ilir Metës. Nuk është personale fare. Sepse Saliu e Iliri janë pengmarrësit e PD-së dhe Bashës.

Jam gati të bashkëpunoj me Bashën,  sepse nëse politika i lë punët e vetë, sherret e veta dhe merret me si ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit për agroturizëm, për shoqëri digjitale…Kjo është forca e bashkimit, politika për këtë është kriju..”- tha Rama. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 15.04.2021 19:53