Merret vendimi, kush është relatori i çështjes Tahiri?

Ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni është caktuar relator i çështjes ‘Tahiri’. Më përpara relator i çështjes ka qenë Ilir Panda.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me <3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë. Më pas ish ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar.

Nuk dihet ende se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Lartë, që  mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit, mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel, ose mund ta gjykojë vetë.


Shtuar 28.05.2021 18:10