“Merret dhe falet”, ish-ministri për Portin e Durrësit: Grabitje e madhe

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami e ka konsideruar projektin e Portit të Durrësit si një grabitje të madhe.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, ai tha se në këtë projekt nuk ka garë, teksa ata që e mbrojnë ndërtimin e portit i quan si “koalicion grabitqar”.

“Vlerësimet tërësore janë të vështira, nuk mendoj se po shkojnë punët mirë, por flas si qytetar jo si politikan,. Është një pushtet i pakontrolluar, një grabitje totale, s’ka lidhje me korrupsionin se ka pasur dhe do ketë gjithmonë, por PD po i bën këto punë, denoncimet për grabitjet e Portit.

Një nga portet e mëdhaja ku janë investuar gjithë këto vite qindra mln euro, merret dhe falet… Duke lënë mënjanë kush po e bën… Është grabitje dhe nuk ka garë, bravo atyre që e mbajnë, është koalicion grabitqarë dhe ata që i kundërvihen kanë guxim.

Kryeministri jonë nuk përgjigjet për asgjë, por vetëm shanë. Ka zgjedhur mënyrën e sulmit dhe denigrimit dhe ne duhet ta themi që Shqipëria është duke u zbrazur. Ka rënë numri i nxënësve nëpër shkolla”, u shpreh Imami.