Merr fund makthi! Arrestohet krijuesi i lojës vetëvrasëse “Balena Blu”

Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet si krijuesi i “Baleva Blu”, loja që nxiste vetëvrasjen mes të rinjve.

Sipas mediave ruse, një adoleshent është përgjegjës për grupet që shënjestrojnë fëmijë të dobët, dhe i manipulonin ata për të bërë vetëvrasje.

Ky arrestim vjen pas vdekjes së një djali dhe një vajze të mitur, 3 ditë pas kontaktit me “Balenën Blu”.

Një 19-vjeçar nga qyteti Yessentuki, është ndaluar si i dyshuar për drejtimin e grupit ku anëtarët joshen të luajnë “lojra” të rezikshme e të mbrapshta, e rrjedhimsiht të humbasin jetën e tyre.

“I ndaluari kishte krijuar një numër grupesh në një sistem mesazhesh, duke joshur pjesëmarësit të binin në grackën psikologjike ku kritikoheshin prindërit, familja e miqtë. Në to promovohej depresioni, dhuna e mënyra të rrezikshme për të dalë nga situata të jetës”.

I dyshuari akuzohet si përgjegjës për vdekjet në rajonin e Lipetsk të 14 vjecares Maria, më 11 qershor, dhe 16 jeçarit Alexander, tre ditë më vonë.

Të dy viktimat u goditën nga treni ekspres në stacionin e Dolgorukovo.

Djali ishte ende në motoçikletën e tij kur u vra. Nëse shpallet fajtor i akuzuari pret një dënim nga tetë deri në 20 vjet burg.

Ndërsa vajza 14-vjeçare, para se të vdiste kishte regjistruar një video ku e përlotur dhe me maskë thoshte se ishte pjesë e grupit të vdekjes Balena Blu, me 524 anëtarë. /albeu.com/


Shtuar 23.06.2021 18:15