Merr flakë shtëpia e të moshuarve në Fier, disa prej tyre në gjendje të rëndë (FOTO)

Shtëpia e të moshuarve në Fier është përfshirë mbasditen e së mëkrurës nga flakët. Burime për AlbEu.com, bëjnë me dije se si pasojë e tymit disa nga të moshuarit kanë patur probleme me frymëmarrjen.

menjëherë sapo janë njoftuar në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.

Disa prej të moshuarve janë dërgur me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një banesë ngjitur.


Shtuar 29.11.2023 16:12