Armëpushimi hyn në ditën e gjashtë, sa pengje mbahen ende në Gaza

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në ditën e gjashtë  dhe të fundit. Ka shpresa se marrëveshja mund të zgjatet, por epërgjigje nga Katari nëse bisedimet kanë qenë të suksesshme.

Mbrëmë 12 pengje të tjerë, 10 shtetas izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë, u liruan. Kjo do të thotë se në total janë liruar rreth 81 pengje të marra nga Hamasi më 7 tetor.

Për momentin, më shumë se 160 njerëz mbeten në robëri, duke përfshirë një foshnjë 10 muajshe.

Izraeli ka thënë se ka marrë një listë të pengjeve të mbajtur në Gaza, të planifikuar për t’u liruar sot.

Kur u negociua marrëveshja origjinale, Izraeli tha se pauza në luftime do të zgjatej me një ditë për çdo 10 pengje të tjera të liruara. Nuk është ende e qartë nëse këto kushte do të mbeten të njëjta në ndonjë marrëveshje të mundshme në të ardhmen.

Në këmbim, Izraeli deri më tani ka liruar nga paraburgimi 180 palestinezë, 30 prej të cilëve u liruan mbrëmë. Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, për çdo shtetas izraelit të liruar, tre të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite janë liruar.


Shtuar 29.11.2023 15:56

Tags: ,