Merr flakë makina në lëvizje në Lushnjë

Një mjet ka marrë flakë në lëvizje në Lushnjë, në vendin e quajtur “Rotondo plasmasit”.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në vendin e quajtur “Rotondo plasmasit”, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. S.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 25.11.2021 14:33