Mëngjeset do jenë të freskëta, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë fundjavës

Gjatë dy ditëve në vijim, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët edhe pse gjatë pasdites do ketë vranësira të lehta në zonat malore nuk do ketë reshje.

Megjithëse mëngjeset e kësaj fundjave do jenë të freskët, sipas Meteoalb parashikohet që temperaturat e mesditës të rriten ndjeshëm ku e shtuna ngjit termometrin në 27-30 grade.

Ndërsa e diela sjellë tjetër rritje ku pjesa më e madhe e qyteteve të Ultësirës perëndimore shënon 30 grade celsius, ndonjë zonë të veçantë edhe mbi 31 gradë.


Shtuar 21.05.2021 16:46

Tags: ,