Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i policisë në Tiranë ku u vunë në pranga 12 persona, dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë për trafik droge.
Mësohet se dy prej anëtarëve të grupit kanë djegur makinën e drejtorit të Policisë së Beratit, Shkëlqim Kokonozi, pasi dyshonin se ai i kishte vëzhguar.
Autorë të djegies së dy makinave të Kokonozit janë Deivid Shuaipi, i cili është arrestuar dhe Arnaldo Çiçaj, i cili është shpallur në kërkim. Për të dy rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike dhe e shkatërrimit tëpronës.
Gjatë operacioni policor të koduar “Parku” është bërë ndalimi i shtetasve:
Deivid Shuaipi, Farjon Palushi, Jurgen Halitaj, Ismail Gurra, Denard Buci, Josif Ceka, Oltion Doku, F. S(i mitur), L. D(i mitur), Fabian Pitani, Doris Murati dhe A. Ll.
Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:
Arnaldo Çiçaj, Ergest Mema, Frenkli Sorra, Redi Palushi, Aleksandro Maliqaj dhe R. D.
Këta shtetas merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Gjatë kësaj periudhe sipas policisë janë sekuestruar sasi me lëndë narkotike dhe shuma të ardhura nga shitja e lëndëve narkotike.