Mendohej e vdekur, dëshmitë nga kampi Al-Hawl: Adelina Shuli është mirë! (FOTO LAJM)

Në një kohë që shqiptarët e mbetur në Siri vijojnë të kërkojnë rikthimin e tyre, një mesazh i  mbërritur në redaksinë e A2 flet për disa të dhëna të reja lidhur me shqiptarët brenda kampit Al-Hawl.

Adelina Shuli, nëna e Elona Shulit, e cila prej kohësh mendohej se kishte humbur jetën, është gjallë. Ndonëse diçka e tillë nuk konfirmohet plotësisht, mesazhi tregon se ajo është mirë nga gjendja shëndetësore.

Sipas familjes Shuli në Pogradec, diçka e tillë nuk mund të jetë e vërtetë, por mbetet dyshuese kjo edhe për shkak se pse Elona nuk u nxor dot nga kampi si jetime.

Elona Shuli, së bashku më dy motrat, vëllanë dhe djalin e saj, vijojnë të mbeten në kampin Al-Hawl. Për babanë e tyre, Krenar Shuli, është thënë se është vrarë në Siri, por nuk ka të dhëna të cilat e konfirmojnë këtë. /A2


Shtuar 13.08.2021 15:08