Megi Pojani është një ndër personazhet më të pëlqyera nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, e cila ia del gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes.
Megi është përfolur për lidhjen e saj me futbollistin e kombëtares Endri Çekiçi, me disa postime që duket se po konfirmojnë romancën e përfolur mes tyre.
Por Megi tanimë nuk do të përflitet për romancën e saj pasi do të jetë njëra prej konkurrenteve të spektaklit të kërcimit “Dancing With the Stars”.
Lajmi u konfirmua nga vetë faqja zyrtare e ‘Dancing With the Stars’ në Instagram: “Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e #DWTS? Suksese Megi!”, shkruhet në postim./albeu.com
View this post on Instagram