Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me Ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball.
Takimi i punës është zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ku kryediplomatja amerikane shprehu shqetësimin e saj për ndikimet ruse në financimin e partive politike. Po ashtu, në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.
Mësohet se bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës. Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe zotin Ball, për vizitën e deputetëve shqiptarë të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.