Babis Anangnostopolos, bashkëshorti i së ndierës Carolinës u shoqërua sot me helikoter nga ana e policisë dhe do të japë shpjegime shtesë lidhur me ngjarjen e rëndë.
Babis Anagnastopulos ,duhet të shpjegojë se kush hoqi kartat e kamerave të sigurisë që ndodheshin në banesë gjatë orëve pas krimit, por pa mbërritur e ende policia në banesë.
Një nga drejtuesit e policisë greke theksoi se piloti u mor me urgjencë pasi dhënat lidhur me hetimin nuk mund të presin.
“Ne pritëm që shërbimi përkujtimor të mbaronte dhe pastaj 32-vjeçari u transferua me helikopter, kjo mund të kishte ndodhur edhe dje. Burri 32-vjeçar i viktimës u transportua në Athinë nga Alonissos, në mënyrë që të merret në pyetje si i vetmi dëshmitar okular” tha ai për mediat.
Ndërkohë Gazeta greke “Protothema” shkruan se hetuesit kanë informacion të mjaftueshëm që dokumenton se vrasësi i 20-vjeçares britanike Caroline në sy të foshnjës është burri i saj, piloti 32-vjeçar. “Provat bazohen kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës” shkruhet në artikull.
Fillimisht policia arrestoi një gjeorgjian, ndërsa më pas hetuesit hodhën dyshime se autorët janë shqiptarë.
Caroline, një studente e statistikave në Universitetin e Pireut, u zhvendos në ishullin Alonissos me nënën e saj Filipine Susan Dela Cuesta dhe babanë britanik David Crouch, 78 vjeç, kur ajo ishte tetë vjeç.
Çifti u takuan katër vjet më parë në ishull dhe u martuan në korrik 2019 në një ceremoni në Portugali. Caroline më pas solli në jetë fëmijën e tyre të parë në qershor të vitit të kaluar.