Mediat e paguara nga bizneset e Veliajt në sulm ndaj Ramës

Sulmi ndaj kryeministrit, raportimet, akuzat, publikimet e dosjes që bëhen nga mediat kur ato janë të pastra, të qarta, kur zbulohen afera, korrupsion, skandal, janë të mirëpritura nga mediat.

Por, ajo që ndodh me mediat në Shqipëri apo me ato të financuara nga segmente të caktuara krijojnë intriga, të pavërteta apo gjysmë të vërteta, për të krijuar gënjeshtra, sulme që duken të mirorkestruara dhe të dirigjuara për qëllime të caktuara.

Për këtë përdorin disa instrumente, por më kryesoret janë paratë që kompanitë e mëdha private japin në bizneset që bëjnë shpërndarjen e tyre.

Një nga rastet më klasike se si mund të keqpërdoret media edhe kundër kryeministrit, është kompania “ONE”, e cila i jep miliona euro pagesa vëllait të Erion Veliajt dhe ky i fundit i shpërndan ato në media.

Këto para, përveç se mund të shkojnë për reklama në kompani, më pas përdoren edhe si instrumente sulmesh, akuzash, shpifjesh etj., që vijnë pikërisht nga këto media që financohen me paratë e kompanisë “ONE” me ndërmjetës vëllain e kryebashkiakut Arbër Veliaj.

Janë po ato media që dhjetëra e dhjetëra raste krijojnë intriga, editoriale, shënime, raportime në të kundërtën e së vërtetës.

Lajme, që i shërbejnë, përtej propagandës, luftës kundër kryeministrit, për t’i treguar Ramës forcën që që kanë.

Kjo forcë në tregun mediatik vjen nga paraja që jepet nga biznesi dhe shpërndahet për t’u reklamuar në media aktiviteti tregtar, por në fakt përdoren për të sulmuar kryeministrin apo për të bërë propagandë pro kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që ndodhet pas hekurave.

Ndaj nuk është e padëgjuar apo e paraportuar në Tiranë që vetë paratë e bizneseve private të administruara nga kompanitë e lidhura me pushtetin dhe afër kryeministrit, të përdoren për të goditur vetë kryeministrin në detyrë./ CNA


Shtuar 21.03.2025 15:53