Gjatë Kuvendit të 11 Dhjetorit në Air Albania, ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi një përballe me fakte me SHBA ose heqjen e “non grata” për të dhe familjen e tij.
Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi me bindje se nuk do të heqë dorë duke ftuar SHBA të publikojë faktët që vërtetojnë përfshirjen e tij në korrupsion domethënës, ose të heqin “non grata”.
Kësaj deklarate, i është përgjigjur sot SHBA duke i shuar çdo shpresë Sali Berishës se mund t’i hiqet ‘Non Grata’, e aq më tepër t’i kërkojnë falje!
SHBA: Nëse kishit dyshime, numri i personave që janë shpallur ‘Non Grata’ mbi 200, numri i personave që u është hequr ‘zero’, numri i personave që u është kërkuar falje ‘zero'”
Ky mesazh duket një përgjigje direkte e SHBA për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili vazhdon betejën ligjore në Francë për atë që ai quan “pafajësinë e tij”. /albeu.com/