Beniada Nishani gjatë rubrikës ‘5 minuta’ në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin tha se e kanë tradhëtuar dhe se për një mashkull ka qarë vetëm një herë. Ndër të tjera tha se ishte lënduar, dhe se djali nuk ishte shqiptar. Nga pyetjet e mëvonshme kuptuam që ajo është një vajzë tradicionale pasi preferon martesën dhe se ka dëshirë që të ketë 3 fëmijë.
Ndër të tjera Ermali e pyet nëse ishte mërzitur që Ilir Shaqiri nuk e ftoi në dasmën e tij. Beniada shprehu se me siguri do ketë pasur arsyet e tij dhe se nuk e vret mendjen për gjëra të vogla.
“Jo. Nuk na mërziti. Po s’na ka ftuar do ketë arsyet e veta. Unë s’e vras fare mendjen, me gjithë gjërat që kemi për të bërë në jetën tonë nuk do e vrasin mendjen që gjërat e vogla. Secili nga ne e dinë vetë se çfarë do të ketë afër”.