Me shpejtësi skëterrë, shoferi humb kontrollin dhe e parkon si në filma (VIDEO)

Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe në video shihet një Peugeot i zi që i afrohet bordurës dhe zonës ku parkohen makinat me shpejtësi të madhe në një rrugë të lagësht.

Pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit, makina goditi fort bordurën, u ‘ngjit në ajër’, fluturoi mbi katër automjete të parkuara dhe u ul në një vend parkimi bosh.

Pas këtij “parkimi”, shoferi del nga makina dhe shikon me mosbesim se çfarë ka ndodhur.

Shtuar 21.01.2022 18:58