Me precedentë të theksuar kriminale, kush janë 4 të arrestuarit e kapur me kokainë në mes të Durrësit (VIDEO)

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e djeshme dy persona teksa ishin duke lëvizur me një taksi, me qëllimin e blerjes së një sasi lënde narkotike.

Pas arrestimit të Armando Gjoka, 55 vjeç, të tre banues në Durrës dhe Agron Baci, 52 vjeç, banues në Tiranë, policia tha se këta shtetas kishin precedentë të theksuar kriminalë.

Ditën e sotme janë arrestuar dy persona të tjerë të identifikuar si Erges Shehi, 30 vjeç, Vilson Memini, 29 vjeç (i dënuar me pare me korrupsion aktiv.

Në momentin e konstatimit dhe të ndërhyrjes së Policisë, Erges Shehi, 30 vjeç, Vilson Memini, 29 vjeç të cilët posedonin lëndën narkotike, ndodheshin në një lokal në zonën e plazhit dhe sapo kanë vënë re prezencën e Policisë kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë tentuar të largohen, por janë neutralizuar dhe arrestuar nga Policia gjatë ndjekjes.

Gjate tentativës për t’u larguar, këta shtetas kanë hedhur një pako, e cila më pas u konstatua si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë rreth 900 gramë.


Shtuar 12.05.2021 09:25