“Kanë dërguar mesazhe fyese në emrin tim”, Meta kërkon të dhënat nga kompania telefonike

Presidenti Ilir Meta, emri i të cilit është lakuar shumë në të gjithë periudhën zgjedhore dhe pas saj, kështë aktualisht në një deklaratë LIVE për shtyp.

Ai ka deklaruar se do të kërkojë të dhënat nga kompanitë telefonike pasi një grup kriminal ka dërguar mesazhe kriminale në emrin e tij.

“Dua t’ i kërkoj ndjesë qytetarëve të cilëve një grup kriminal u ka dërguar mesazhe fyese në emër të presidentit kryesisht gjatë ditës së djeshme të cilët janë konfirmuar nga disa personalitete të njohura të presidentit të republikës.

Lidhur me këtë skandal ku një grup kriminal përdor figurën e presidentit, sot i ka kërkuar kompanisë celulare të dhënat dhe shumë shpejt do nisim një hetim ndërkombëtar. Edhe ju gazetarët mos merrni ndonjë mesazh nga presidenti i republikës që ka marrëdhëniet më perfekte me gazetarët”, deklaroi Meta.

 

 


Shtuar 30.04.2021 13:23