Më i dashuruar se kurrë! Blero bën deklaratën e fortë për të dashurën

Në ‘prime-in’ e djeshëm në ‘Big Brother Vip Kosova’ pati shumë emocione, u bënë surpriza dhe u rrëfyen histori të trishta.

Megjithatë në fund banorët janë bërë bashkë në tavolinën e darkës dhe kanë diskutuar zhvillimet e spektaklit. Por ndryshe nga të tjerët, Blero shihet duke biseduar i përmallur për të dashurën e tij, me Edonën.

Ai e përshëndet nga kamera dhe thotë se nëse ajo ja kërkon është gati të lërë lojën në shtëpinë e famshme.

“Me më thanë nusja dil tani, unë dalë në sekondë. Beb nëse thua me dalë, unë dalë menjëherë. E jap jetën për të. Pa të nuk mund të rri”, u shpreh artisti i njohur.

Ndiqni më poshtë videon e plotë të bisedës së tij me Edonën:


Shtuar 7.11.2023 12:44

Tags: ,