Pas përkushtimit në fenë islame, Fero do të hapë “Fast-food”

Ish-reperi nga Kosova, Fero Fera kohët e fundit është përfolur shumë për ish-romancën e tij me modelen Arbenita Ismajli, pasi i kërkoi një rikthim por ju refuzua.

Megjithatë ai duket se tashmë ka lënë pas gjithë përpjekjet për t’u bashkuar me nënën e vajzës së tij, Nina, duke u fokusuar në biznesin që ai do të hapë.

Pas largimit nga muzika dhe përkushtimit në fenë Islame, Fero ka njoftuar sot se do të hapë një biznes të ri! Një ‘fast food’ në qytetin e tij të lindjes në Gjilan.

Theksojmë se Fero është aktualisht në procedura divorci me modelen Arbenita Ismajli me të cilën ka një vajzë.


Shtuar 7.11.2023 12:54