Me 42 mijë euro të padeklaruara në Rinas, nisin hetimet për 49-vjeçarin

Një 49-vjeçar nga Tirana është proceduar penalisht pasi u kap nga shërbimet e policisë Kufitare në Rinas me 42.300 euro të padeklaruara.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit J. M., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të bagazheve të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 42 300 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve shtetasi J. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, u procedua penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 28.01.2023 14:13