Me 13 kg kokainë me vete, burg për 52-vjeçarin shqiptar në Holandë! Si tentoi të fshihej pas një shkurreje

Arrestimi i tij u bë verën e vitit të kaluar kur u kap teksa mori ngarkesën me drogë pranë një shkurreve të një parkingu.

52 vjeçari kishte qenë gjatë gjithë kohës në ndjekje nga policia kur ishte takuar me një person tjetër me skuter që i kishte dhënë kutinë me 13 kg drogë që më pas do t’i transporonte me automjetin tip “Renault”.

Pasi u arrestua nga policia, shqiptari pretendoi se nuk kishte dijeni mbi lëndën narkotike brenda kutisë që mori nga shkurret e një parkingu dhe se një bashkëatdhetar i tij i kishte kërkuar ndihmë për ta transportuar.

Gjykata e Roterdamit, doli në përfundimin se i arrestuari ka qenë në dijeni të lëndës narkotike pasi përndryshe rastësi të tilla në një parking të largët, do të kishin qenë të pamundura.


Shtuar 14.03.2024 16:37