Mbytja e varkës me emigrantë, një vit pas katastrofës më të keqe në Kanalin Anglez

 Pak më shumë se një vit më parë, fatkeqësia më e rëndë emingrantëve në Kanalin Anglez i mori jetën 31 emigrantëve.

Një gomone me 34 persona në bord u mbyt ndërsa po udhëtonte nga Franca drejt Anglisë më 24 nëntor 2021.

Fatkeqësia shkaktoi zhurmë politike, pasi disa akuzuan qeverinë për dështimin për të siguruar rrugë të sigurta për emigrantët.

Sipas të dhënave të analizuara nga Sky Neës, që nga mesnata e kaluar, 44,711 njerëz kishin kaluar Kanalin me varka të vogla në vitin 2022.

Këtu përfshihen 1087 varka, me një mesatare prej 41 personash për anije.

Të dhënat e përpiluara nga Projekti i Migrantëve të Zhdukur treguan se 205 migrantë ishin regjistruar të vdekur ose të zhdukur në Kanalin Anglez që nga viti 2014.  /albeu.com