Mbytja e 10-vjeçarit në Mirditë, nisin kërkimet për gjetjen e trupit

Kanë nisur që në orët e para të mëngjesit kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit në Mirditë, që dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit teksa po luante me top me shokët.

Në terren, sipas gazetarit Elidon Ndreka, ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, ndërsa rrjedha e lumit vijon të jetë e fuqishme.

Brenda pak minutave pritet që të mbërrijnë polumbarët, ndonëse temperaturat në këtë zonë janë shumë të ulëta.