Mbyllet procesi i votimit për 21 komunat e Kosovës, rezultatet sipas Exit-polleve

Në Kosovë është mbyllur procesi i votimit në 21 komunat që ishin në balotazh, dhe pjesëmarrja ka qenë 38%.

Më poshtë gjeni rezultatet për 7 komunat e mëdha, sipas Exit Poll-it të Albanian Post.

Podujevë fitues është Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes me 50.4% të votave, ndërsa Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë 49.6% të votave.

Prishtinë, kandidati i LDK-së, Përparim Rama, del me 50.98% të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Arben Vitia del me 49.02%.

Gjilan fitues Lutfi Haziri i LDK-së me 50.5%,  ndërsa Alban Hyseni i Vetëvendosjes ka 49.5% të votave.

Prizren, fitues është Shaqir Totaj i PDK-së me 50.5 %, ndërsa Mytaher Haskuka ka 49,5 %.

Gjakovë, Ardian Gjini i AAK-së e ka fituar me 53,0% të votave, ndërsa kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka marrë 47,0% të votave.

Vushtri, kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, kryeson me 55% të votave, ndërsa kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, merr 45% të votave.

Drenas, ky exit poll ka nxjerr fitues Ramiz Lladrovcin e PDK-së  me 60% të votave, ndërsa Driton Ajazaj i Demokratëve për Drenasin ka marrë vetëm 40% të votave./albeu.com

 

 


Shtuar 14.11.2021 19:13