Mbyllen hetimet për vrasjen e Florian Lamçes, dërgohen për gjykim autorët

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçja në Elbasan. Tashmë janë dërguar për gjykim autorët e dyshuar, dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari me akuzën për “vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Në gjyq kanë përfunduar dhe Amadeus Lamçja, 40 vjeç dhe Mehmet Muça 33 vjeç, për “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarim të rremë”.

Florjan Lamçe, vura me thikë gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan, më 30 korrik 2020, në një lokal në Elbasan./albeu.com

 

 

 


Shtuar 28.05.2021 10:12