Mbreti Karl III bën daljen e parë publike pas operacionit

Mbreti Karl III, vizitoi kishën në daljen e tij të parë publike pas operacionit. Monarku përshëndeti kamerat, ndërsa po shkonte në shërbimin e së dielës me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, në kishën e Shën Marisë Magdalene në Sandringham.

Kujtojmë se Mbreti Karl, kaloi tre netë në spitalin privat të Londrës Clinic, pasi iu nënshtrua një operacioni për trajtimin e një prostate të zmadhuar javën e kaluar.

Në të njëjtin spital u shtrua edhe princesha e Uellsit, e cila i është nënshtruar një operacioni abdominal.
Ajo qëndroi 13 ditë e shtruar në spital.


Shtuar 5.02.2024 10:02