“Mbreti i zarzavateve “, vlerat që kanë bamjet

Me siguri që e keni dëgjuar nga mami/gjyshja fjalinë “bamjet janë mbreti i zarzavateve” ose “janë shumë të mira, mos bëj naze”. Në fakt, kanë të drejtë. Ja 20+ arsye pse nuk duhet t’u bëni naze:

1. Ndiheni të ngopur: Fibrat dietike të bamjeve ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

2. Ndihmojnë në tretje: Përmbajtja e lartë e fibrave është e rëndësishme për aparatin tretës.

3. Kanë pak kalori: Numri i ulët i kalorive të bamjeve do të thotë që ju patjetër mund të hani më shumë pa patur frikë numrat në peshore.

4. Janë diuretike: Kjo do të thotë se ndihmojnë trupin të detoksifikohet dhe ju ndihmojnë të hiqni peshën e tepërt të ujit.

5. Ndihmojnë në kontrollin e niveleve të kolesterolit.

6. Luftojnë kancerin: Bamjet përmbajnë antioksidantë dhe ndihmojnë qelizat për të luftuar radikalët e lirë që mund të shkaktojnë kancer.

7. Rrisin sistemin imunitar: Fibra e shëndetshme në bamje ushqen bakteret e mira shumë të nevojshme në zorrë, të cilat ndërtojnë imunitetin tonë kundër viruseve dhe infeksioneve.

8. Ndihmojnjnë për fertilitetin dhe shtatzëninë e shëndetshme.

9. Stabilizojnë nivelet e sheqerit në gjak.

10. Ndihmojnë në parandalimin e diabetit.

11. Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të veshkave

12. Mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të astmës: Doza e fuqishme e vitaminës C e bamjeve është lidhur me lehtësimin e problemeve të frymëmarrjes si astma.

13. Mund t’ju bëjnë të keni flokë të shëndetshëm: Bamjet e ziera, të ftohura dhe të përziera me lëng limoni mund të aplikohen në flokët.

14. Janë të mirë për trurin: Bamjet besohen të jenë një ushqim i mirë për trurin dhe hahen shpesh në Lindjen e Mesme nga studentët që kanë nevojë për “rifreskim” të trurit.

15. Janë anti-inflamatore: Kjo do të thotë se janë të mira për kyçet, si dhe për trajtimin e inflamacionit të mushkërive, dhimbjes së fytit dhe sindromës së zorrës së irrituar.

16. Janë të mira për shëndetin e syve: Vitaminat C dhe A janë të lidhura me reduktimin e rrezikut të kataraktit.

17. Kocka më të forta: Falë vitaminës K dhe folateve të saj, bamja është vlerësuar me parandalimin e dëmtimit së kockave dhe parandalimin e osteoporozës.

18. Janë të mira për lëkurën: Përmbajtja e lartë e vitaminës C ndihmon në rritjen dhe përtëritjen e qelizave të lëkurës dhe kolagjenit, gjë që e mban lëkurën të duket më e lëmuar, më e re dhe më e shëndetshme.

19. Janë një burim i madh i proteinave bimore: Me 2 gramë proteina për filxhan, bamja është një burim vegjetarian i proteinës fibroze, lehtësisht i tretshëm.

20. Ndihmojnë në shërimin e ulçerës./albeu.com