Mediat në Ekuador i kanë bërë jehonë lajmit për arrestimin e bosti shqiptar të drogës, Dritan Rexhepi, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga disa shtete, përfshirë Shqipërinë dhe Italinë.
Në ekuador Rexhepi njihet jo vetëm si koka e narkotrafikut, por dhe si një nga më të rrezikshmit, pasi kush kishte “punë” me të ekzekutohej.
Mediat ekuadoriane kanë sjellë në kujdtesë ekzekutimin e politikanit dhe gazetarit Fernando Villavicencio në 9 gusht të këtij viti.
Sipas mediave në Ekuador Fernando Villavicencio u ekzekutua vetëm pak kohë pasi kishte denoncuar në prokurori Dritan Rexhepin, gjykatësin Poma Chamba, shtatë zyrtarë nga Shërbimi Kombëtar i Kujdesit Gjithëpërfshirës (SNAI), gjashtë mjekë nga Spitali del Guasmo dhe një mik i Rexhepit.
Më tej mediat sjellin në kujtesë se në kohën kur Fernando Villavicencio u ekzekutua ai kishte hedhur edhe kandidaturën si president.
“Në prill të vitit 2023, ish-kandidati për president Fernando Villavicencio, i vrarë në gusht 2023, denoncoi publikisht se Rexhepi “ka marrë para- lirim, pavarësisht nga ekzistenca e raporteve negative dhe siguroi se gjyqtari i garancive penale ka vepruar kundër ligjit. Villavicencio denoncoi gjithashtu se me një “raport të rremë mjekësor” gjyqtari Poma urdhëroi që të hiqej pajisja elektronike dhe urdhëroi paraqitjen e tij çdo 15 ditë në Njësinë e Riintegrimit Social në Guayas. “Gjëja e habitshme është se ky njeri nuk u shfaq kurrë, por ai nënshkroi çdo 15 ditë”, tha Villavicencio. Ish-asambleisti tha se kishte paraqitur raporte të rreme mjekësore” shkruajnë mediat ekuadoriane.