Eksperti i sigurisë Ilir Kulla komentoi arrestimin e Dritan Rexhepit në Stamboll. Kulla theksoi se Dritan Rexhepi prej vitesh ndiqej hapa pas hapi nga autoritetet italiane. Gjithashtu theksoi se autoritetet italiane e kanë vëzhguar prej vitesh dhe se kanë e gjetur nëpërmjet fëmijëve.
“Dritan Rexhepi është arrestuar në Stamboll. Kishte një vit që ishte spostuar atje me familjen. Është nga fshatrat e Vlorës, emrin e vet e ka Gramoz, e ka emër të ndryshuar. Para se të shkonte në Turqi, ka qenë në Kolumbi. Është martuar me një zonjë nga Kolumbia që është ndaluar edhe mbrëmë, ka dy fëmijë.
Të lidhura
Operacionin e kanë bërë turqit, por gjithçka e kanë organizuar italianët. Ata kanë ditur lidhjen e tij dhe se kishte dy fëmijë dhe kanë ndjekur fëmijët. Ata kanë ndjekur fëmijët, dhe kjo ka qenë ndër arsyet që u zbulua dhe gabimi që është bërë nga Rexhepi.
Kishte vite që ishte i fshehur. Është akuzuar për trafik ndërkombëtar drogë dhe ka pasur akuza për ngjarje kriminale. Ishin disa shërbime sekrete dhe Interpoli që e kërkonin prej vitesh. Ai u kap në Stamboll me një emër të ndryshuar. Ka qenë i ndjekur prej vitesh hapa pas hapi nga italianët. Ka dënim në Shqipëri dhe dënim në Itali.
Ekstradimi është i sigurt, por problemi është ku? Kush do të ketë prioritet në ekstradimin e tij Italia apo Shqipëria këtë do ta shohim. Nëse flet dhe bashkëpunon do të jetë tërmeti më i madh që ka njohur bota e krimit deri tani”, tha ndër të tjera Kulla te “Zonë e Lirë”.


