Mbretëresha lë pas mëritë, uron publikisht djalin e Harry dhe Meghan

Mbretëresha Elizabeth duket se ka lënë pas mëritë ndaj Harry-t dhe Meghan-it dhe ka zgjedhur që të urojë publikisht stërnipin e saj, Archie Harrison në dy-vjetorin e lindjes.

“I urojmë Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur”, shkruhet në llogarinë në “Twitter” të familjes mbretërore.

Këtë urim e bashkangjiti me një foto të Meghan Markle, Princ Harry-t dhe Archie.

 

Kjo tregon se në ditëlindjen e stërnipit, mbretëresha ka lënë mënjanë dramën Megxit, ku familja mbretërore dhe Sussex-ët kanë pësuar një përçarje të vazhdueshme.

Ndërkohë, popullariteti i Meghan Markle dhe Harry-t  ka rënë në nivelet më të ulëta ditët e fundit, sidomos pas funeralit të Princit Philip. Sipas një sondazhi nga “YouGov” Princi Edward dhe Charles patën një rritje më të madhe në popullaritet, pas ndarjes nga jeta të babait të tyre.

Sipas këtyre sondazheve 2 nga 5 britanikë e pëlqejnë princin Harry, ndërsa gjysma nuk e pëlqejnë. Këto shifra në fakt janë disi të ngjashme me muajin mars për Harry-n. Ndërsa sa i përket Meghan Markle, 3 në 10 njerëz e pëlqejnë Meghan, kurse 3 në 5 njerëz nuk e pëlqejnë.

Mbretëresha Elizabeth vazhdon të jetë personazhi më popullor nga familja mbretërore, ku gati 85% e publikut ka një mendim pozitiv për të. Vetëm 9% e britanikëve kanë mendim negativ për Mbretëreshën, që në muajin prill humbi bashkëshortin e saj pas një sëmundje.

Meghan dhe Harry humbën popullaritetin e tyre pas intervistës së dhënë për Oprah Ëinfrey, ku akuzuan familjen mbretërore për racizëm. Që nga ajo kohë ata nuk kanë rifituar favor me publikun britanik, pasi popullariteti i Princ Harry-t ra me tre pikë të tjera pas funeralit të Dukës së Edinburgut më 17 Prill. Ndërkohë dhe Meghan, e cila nuk mori pjesë në funeral humbi popullaritetin prej pesë pikësh, tregojnë shifrat.


Shtuar 6.05.2021 12:09