Mbledhja e grupit të PD, depozitohet nesër në Kuvend projektligji për TVSH-në

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të marrë një sërë vendimesh të rëndësishme.

Pritet që selia blu të depozitojë nesër në Kuvend projektligjin e radhës. Burime nga mbledhja e grupit që po zhvillohet aktualisht në selinë blu bëjnë me dije se demokratët do të depozitojnë nesër projektligjin për TVSH-në, nga 20% në 6%.

Gjithashtu abcnews.al raporton se Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite deputetët e grupit parlamentar, pak para nisjes së seancës plenare në orën 17:00.  Ndërkaq, ditën e sotme PD depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për për komisionin hetimor për cështjen “Becchetti”./albeu.com/


Shtuar 25.10.2021 16:33