Dybala-Juventus, dritë jeshile për rinovimin

Paulo Dybala është një nga lojtarët kryesorë të ekipit “bardhë e zi”.

Dje argjentinasi ndaj Inter-it shënoi golin vendimtar në minutat e fundit të lojës ku I dha barazimin ekipit të tij.

Mesa duket lojtari dhe klubi janë shumë pranë rinovimit të kontratës.

Sipas “LaGazettadelloSport” të dyja palët kanë rënë dakort për të rinovuar sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kontrata e 27-vjeçarit përfshin një pagë prej 10 milion euro në sezon deri në vitin 2026./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 16:33