Deputetja e PD, Grida Duma është shprehur e gatshme që opozita të bashkëpunojë për një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen pranverën e vitit të ardhshëm.
Pak para hyrjes në takimin e grupit të thirrur nga Enkelejd Alibeaj, Duma tha se askush nuk mund ta çojë PD në skenarin e 6 marsit.
Shqiptarët presin një opozitë të bashkuar, tha Duma, ndërsa pohoi se primaret e mund të jenë një mënyrë efikase për të identifikuar kualitete të mira për të garuar për primaret.
“Një kandidat absolutisht. Askush nuk ka të drejtën ta çojë PD-në në skenarin e 6 Marsit. Qëndrojmë gjithmonë në interesin e opozitës dhe demokratëve. Shqiptarët presin një opozitë të unifikuar. Mënyra se si identifikohen kualitete të mira për të garuar mund të jenë edhe primaret”, tha deputetja demokrate, Grida Duma.