Mbikalimi u dëmtua pasi u godit nga kamioni, ARRSH: Rruga në Sukth do të bllokohet

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ditën e sotme rruga në Sukth do të bllokohet 1 orë, në intervalin kohor 22:00- 23:00.

Shkak është bërë dëmtimi i një mbikalimi pasi u godit nga një kamion dhe do rivendoset sonte.

Sipas ARRSH rruga do të devijohet nga aksi i vjetër.

Njoftimi:

?Njoftim

?Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal.

Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.

⚠️Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

?Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

?Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

⚠️Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks./albeu.com