Mbi 736 mijë të vaksinuar anti covid në Shqipëri, vetëm sot u injektuan 11 mijë doza (FOTO LAJM)

Në 24 orët e fundit janë kryer 11,230 vaksinime duke e çuar në total në 736,365 që nga fillimi i proçesit.

Lajmi u bë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Twitter i shoqëruar me hashtagun se vaksinimet nuk do të ndalen.

Vaksinimi po vazhdon në të gjithë vendin sipas kategorive të caktuara, ku qeveria ka vendosur një objektiv për të vaksinuar rreth 1 milion njerëz brenda muajit qershor.

Shtuar 25.05.2021 11:05