Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se, pas hapjes së aplikacionit vakcinacija.mk për imunizimin falas ndaj gripit sezonal, numri i të regjistruarve ka arritur në 70.185 persona.
Ndërkohë, 6.282 qytetarë nga grupet e rrezikuara e kanë marrë tashmë vaksinën. Procesi po kryhet në 31 pika vaksinimi në të gjithë vendin, pesë prej të cilave ndodhen në Shkup: në poliklinikat Idadija, Bit Pazar dhe Gjorqe Petrov, si edhe në Qendrën për Shëndet Publik-Shkup dhe Institutin e Shëndetit Publik.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Ministrisë, vaksinimi falas u ofrohet personave mbi 65 vjeç, individëve me sëmundje kronike, punonjësve shëndetësorë, grave shtatzëna dhe fëmijëve nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.








