Pas arrestimit të bujshëm të rreth dy viteve më parë, ai vendosi të flasë për herë te parë dhe ka rrëfyer me detaje eksperiencën e tij në emisionin Expuls me Ronaldo Sharkën.
I pyetur për ditën e parë të burgut, Hermesi u shpreh:
“Fillimisht e kisha pak me frikë se ku do më çojnë. Nuk kisha parë kurrë një institucion vuajtje. E mora më frikë, por a e din qe njeriu përshtatet? Kur kam dalë të nesërmen atje, unë kam qenë me mbi një mijë burra. Ato të gjithë duartrokinsin, Zogu mos u mërzit se s’ke bo asgjë. Godina A dhe B. Të gjithë kërce këndon, kush jepte një kartë telefoni, kush fruta. Nuk është më burgu siç ka qenë”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai foli edhe pwr arrestimin.
“Fakti që unë jam ndaluar nuk do të thotë që jam fajtor. Ne fakt lirshëmëria imë e jetesës u keqpërdor nga forcat e policisë duke vëzhguar një përgjim me idenë se unë isha duke kryer një vepër penale. Më pas erdhi arrestimi në ambientet e një hoteli, ku kemi qenë për të pirë diçka ne fakt dhe as vetë nuk e mora vesh se si u përfshiva në këtë histori”, u shpreh ai.
Më tej ai tha: “Mediat e shtrembëruan. Gazetarët nxorën helmin e tyre. Këto qimet e bëjnë tra. U habita dhe nga kolegët e mia. Unë nuk kam lidhje me asgjë qe është e jashtëligjshme.”
I pyetur me kureshtje nga gazetari se si mund të arrestohet diçka qe thjeshtë ishte duke pirë diçka ne dhomën e hotelit, Hermesi u shpreh:
“Atë natë në fakt mua më merr një miku im në telefon. Kisha shumë kohë pa e takuar, duke qenë se ne jemi personazhe publik, preferoja shume të rrija në hotel jashtë syrit të njerëzve. Nuk është e thënë të bësh diçka, mund të rrish dhe për qejf. Në praninë e një miku dhe një vajze qe e njihja prej dy muajsh, dhe më arrestuan si nëpër filma dhe nuk e prisja diçka të tillë.”