Mbërrin sot në Tiranë trupi i Bujar Nishanit, homazhe te Presidenca, nesër përcillet në banesën e fundit

Sot mbërrin në Tiranë trupi i pajetë i ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në një spital në Berlin.

Mësohet se në nder të tij do të zhvillohen homazhe përgjatë dy ditëve, 1 dhe 2 qershor në ambientet e Presidencës. Të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Të lidhura

None found

Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani

Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)

– Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.

– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

– Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

– Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani.


Shtuar më 1.06.2022 07:19

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel giriş