Qeveria shqiptare ka kërkuar 40 milionë USD të tjera tek Banka Botërore për një projekt të caktuar si “Shërbimet e Integruara për Jetesën e Pavarur”.
Referuar dokumenteve projekti parashikohet që të kalojë fazën paraprake në tetor të këtij viti dhe më pas të merren në konsideratë nga bordi vitin tjetër.
Të lidhura
None found
“Ky projekt i propozuar do të synonte përmirësimin e efikasitetit të ndihmës sociale duke zgjeruar aplikimin e sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar në mbarë vendin dhe rishikimin e të gjitha përfitimeve të aftësisë së kufizuar për të ofruar mbështetje më efektive, përditësim të sistemit të Ndihmës Eknonomike (NE) për të siguruar mbështetje më efektive, duke përmirësuar përshtatshmërinë e përfitimit dhe vendosjen e dispozitave që do të lejojnë NE të zgjerohet me shpejtësi në përgjigje të goditjeve të ardhshme”, thuhet në dokumentin prezantues të projektit.
Po kështu ky i fundit i do të mbështeste gjithashtu ofrimin e shërbimeve sociale të integruara dhe mbështetjen e punësimit duke zgjeruar mbulimin e shërbimeve sociale cilësore dhe programeve të punësimit për përfituesit e NE për të promovuar aktivizimin e tyre dhe për personat me aftësi të kufizuar për të promovuar jetesën e tyre të pavarur, duke pilotuar ndërkohë edhe prezantimin e menaxhimit të integruar të rasteve për të siguruar që përfituesit individualë të marrin gamën e plotë të përfitimeve dhe shërbimeve që ata kërkojnë.
Propozohet që projekti të përbëhet nga katër komponentë. Komponenti i parë do të mbështeste zbatimin e Strategjisë së NE në mbarë vendin duke: (i) mbështetur parashikimin e mbështetjes për nxitjen e punësimit për përfituesit e NE; dhe (ii) përmirësimin e efikasitetit të NE, duke përfshirë forcimin e aftësisë së tij për t’iu përgjigjur goditjeve të shkaktuara nga klima.
Komponenti i dytë do të forcojë sistemin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar dhe do të mbështesë ofrimin e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar, me fokus mbështetjen e specializuar, për të promovuar jetesën e tyre të pavarur.
Komponenti i tretë do të mbështesë menaxhimin e projektit. Komponenti i katërt do të jetë një Komponent me kosto zero i reagimit në urgjencë (CERC)./Monitor
