Në Kosovë ka arritur edhe kontingjenti i dytë i vaksinave të Pfizerit, të blera nga qeveria.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se, kanë arritur sot 106.470 doza të vaksinës së Pfizerit, ndërsa të hënën arritën 81.900.
Të lidhura
None found
“Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontingjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, shkruan Vitia./albeu.com
