Në Kosovë sapo kanë mbërritur mbi 1000,620 doza të vaksinës Pfizer, të cilat janë siguruar përmes aleancës së COVAX-it.
Bashkë me dozat e ditës së sotme, numri i përgjithshëm i vaksinave që ka marrë Kosova ka shkuar në rreth 170 mijë.
Fillimisht vendi mori rreth 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, ndërsa më vonë edhe 38 mijë të tjera. Të gjitha nëpërmjet COVAX-it. Përveç tyre, Kosova ka pranuar edhe 15 mijë doza “Pfizer” nga Bashkimi Evropian./albeu.com