Sot në parkun e Liqenit të Paskuqanit Bashkia Kamëz do të zhvillojë për herë të parë së bashku me Federatën e atletikës aktivitetin sportiv “Kamza Marathon”
Garat e atletikës do të zhvillohen pranë Liqenit të Paskuqanit rreth orës 09:15. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 1300 nxënës të shkollave të Kamzës, atletë profesionist si dhe anëtarë të Federatës Shqiptare të Atletikës, ku do të garojnë përgjatë pedonales së liqenit deri në 10.000 m.
Aktiviteti do të startojë me garimin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Kamzës në garën e 3800 m. Gara me nxënësit e shkollave 9-vjeçare do zhvillohet në dy grupe:
– Nxënësit e klasave 6 – 7
– Nxënësit e klasave 8 – 9
Aktiviteti do të kulmojë me garën 10000m dhe 3800 m në të cilën do marrin pjesë sportistët elitarë, nxënësit e gjimnazeve dhe vrapues të tjerë amatorë (të rritur, të regjistruar si garues pranë ekipit organizator të eventit).
Ky event i njohur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, Federata Ballkanike e Atletikës dhe Federata Shqiptare e Atletikës do të organizohet nga Bashkia Kamëz, Fortius Athletic Club dhe Federata Shqiptare e Atletikës.