Matteo Salvini në gjyq, rrezikon të dënohet me 15 vjet burg

Ish-ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka dalë para gjykatës në Siçili, pasi akuzohet për pengimin e ankorimit të një varke emigrantësh në gusht të vitit 2019, raporton albeu.com.

Politikani i krahut të djathtë ka mohuar akuzat, por  hetimet tregojnë se Salvini mbylli portet për anijet e shpëtimit, duke lënë dhjetëra emigrantë të shpëtuar nga Mesdheu, të bllokuar në një anije spanjolle shpëtimi për tre javë në kushte të mjerueshme.

Nëse shpallet fajtor mund të dënohet me 15 vjet burg./albeu.com

 


Shtuar 23.10.2021 17:49