Mashtronin turistët përmes lojërave me letra, tre të arrestuar në Durrës (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga tre shtetas të cilët mashtronin turistët përmes lojërave me letra dhe iu merrnin shumë të ndryshme parash.

Gjithashtu, njërit prej të arrestuarve gjatë kontrollit fizik, njërit prej të arrestuarve iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Mashtronin turistët nëpërmjet lojërave me letra, duke iu marrë shuma të ndryshme parash, bien në prangat e Policisë 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e krimeve që ndodhin kryesisht gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare dhe në stacionet e autobusëve ku zbresin turistët.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë duke mashtruar një shtetas kosovar, shtetasit:

B. M., 28 vjeç, A. Xh., 19 vjeç banues në Shijak dhe K. D., 19 vjeç, banues në Skrapar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, organizonin lojëra me letra me turistët dhe përfitonin para prej tyre nëpërmjet mashtrimit.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit A. Xh. iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 


Shtuar 21.06.2021 09:10