Masakroi gruan në sy të fëmijëve, del fotoja e Demokrat Medinajt

Një ngjarje makabër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj duke u goditur disa herë me thikë.

Demokrat Medinaj, 29-vjeç ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten 28 vjeçe, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin.

Krimi tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në banesën e çiftit të ri dhe në sy të dy fëmijëve të tyre të mitur, në lagjen “Shef i madh”.

Autori i këtij krimi të rëndë, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.

Shtuar 18.03.2021 09:03