Prej 97 ditësh protestat kundër qeverisë nuk kanë të ndalur, ndërsa një prej qytetarëve të angazhuar në to i ka bërë sot një thirrje të fuqishme gjithë vendit për t’u dyndur në marshimin e paralajmëruar për të hënën, e cila sipas tij shënon 100 ditët e rezistencës së vazhdueshme.
Gjatë fjalës së tij në tubim, ai nuk kurseu akuzat e rënda ndaj kreut të qeverisë Edi Rama, duke e portretizuar si udhëheqës të një pushteti të kalbur dhe duke i bërë presion të hapur për të dhënë dorëheqjen.
Të lidhura
None found
“Kryeministri i Shqipërisë duhet të shtrohet në spital psikiatrik. Çdo ditë e më shumë, me ligjëratat e tij, tregon se i ka humbur mendjes. Të hënën mbushim 100 ditë rezistencë, 100 ditë sakrifica,” deklaroi protestuesi me tone të ashpra.
Më pas, ai iu drejtua çdo shqiptari, nga skaji më verior në atë më jugor, duke i ftuar të bëhen pjesë e një manifestimi që e përshkroi si një gur themeli për të ardhmen demokratike të vendit.
“I bëj apel çdo shqiptari, nga veriu në jug, t’i bashkohet marshimit më të mrekullueshëm të demokracisë sonë 35-vjeçare. Vetëm së bashku do t’i provojmë këtij regjimi të korruptuar se ne jemi këtu dhe s’do të lejojmë më plaçkitjen e atdheut,” vijoi ai.
Në mbyllje të fjalës së tij, protestuesi këmbënguli se pushteti i takon popullit dhe i kërkoi prerazi kryeministrit të tërhiqet nga posti i tij.
“Ne jemi sovrani dhe ti do të japësh dorëheqjen me çdo mënyrë dhe me çdo kusht,”, përfundoi ai.
